Aktualitet

VD-Protesta në Krujë, PARALAJMËROJNË qytetarët: Do ketë bllokime aksesh

30 Tetor 2021, 12:14 Nga DOSJA
VD-Protesta në Krujë, PARALAJMËROJNË qytetarët: Do

KRUJË– Banorët e Krujës kanë paralajmëruar ditën e sotme se nëse problemi me ujin e pijshëm nuk zgjidhet, do të bllokojnë akset rrugore. Gjatë protestës së zhvilluar përballë Bashkisë së Krujës, qytetarët u shprehën se tubat e ujit janë të përdorur dhe i kanë lidhur me disa të tjerë. Të tjerët janë shprehur se tubat janë marrë në Bulqizë, te minierat e kromit.


Banorët: Jam shumë i revoltuar, Bashkia nuk ka marrë asnjë përgjegjësi. Bashkia është fshehur si miu. Ky palaço, ky kryeministër.

I bëj thirrje shtetit që të marrë masa, të verifikohet. Me tuba nafte se i kanë marrë lirë me fitu pare vete.

Uji na ka ardhur ngjyrë kaf. Tubat e vjetër i kanë lidhur me tubat e përdorur.

Janë tuba të përdorur, i kanë marrë në Ballsh për më lirë.

Janë tuba të marra edhe në Bulqizë, te miniera e kromit.

Premtoj se do ketë bllokim të aksit Fushë Krujë, nëse nuk marrim përgjigjje duam dorëheqjen e drejtorit të Ujësjellësit.

LAJMI KRYESOR: Kruja e helmuar proteston!/Qytetarët dalin para Bashkisë: Do bllokojmë rrugët

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kruje protestë në krujë kruje protestë në krujë

Sondazh

Poll