Aktualitet

Nuk japin asnjë arsye! Japin dorëheqjen dy prokurore të Elbasanit (EMRAT)

30 Tetor 2021, 10:04 Nga DOSJA
Nuk japin asnjë arsye! Japin dorëheqjen dy prokurore të Elbasanit

TIRANË– Ermira Tafani dhe Armanda Xhaferri kanë dorëzuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dorëheqjen nga funksioni si prokurorë pranë Prokurorisë Elbasan.

Kërkesat për dorëheqjen e dy prokurorëve do të shqyrtohen nga KLP-ja, e cila pritet të miratojë mbarimin e statusit të magjistratit. Asnjwra prej tyre nuk kanw dhwnw arsye se pwrse dhanw dorwheqjen nga pozicionet.

Tafani ka hetuar dosjen e bandës se Kateshit që gjatë vitit ’97 mori në kontroll Elbasanin. Po ashtu Tafani ka hetuar edhe Maksude Kadenën, e njohur si Sudja, një nga çështjet më të bujshme të firmave piramidale, që u përcoll më pas në Tiranë.

Xhaferri, është pedagoge në Universitetin e Elbasanit dhe eksperte në Shkollën e Magjistraturës. Ajo ka pasur nën hetim dosje të rëndësishme si ajo e biznesmenëve Llalla, të KURUM për pastrim parash dhe ndotje ajri, apo dhe dosjen e rrugës së Gjinarit ku ishin nën hetim ish drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet armanda xhaferri ermira tafani armanda xhaferri ermira tafani

Sondazh

Poll