Aktualitet

Bardhi: Basha nuk ka thënë që nuk do ketë Kuvend Kombëtar të PD-së

29 Tetor 2021, 20:53 Nga DOSJA
Bardhi: Basha nuk ka thënë që nuk do ketë Kuvend

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka thënë që nuk do ketë Kuvend Kombëtar të PD-së.

I ftuar në “Intervistën me Merita Haklaj”, në A2CNN, Bardhi tha se ajo që ka thënë Basha është se nuk do të ketë një Kuvend Kombëtar ku do të diskutohen vendimet e qeverisë amerikane dhe se nuk duhet keqkuptuar.

“Ajo që ka thënë zoti Basha, për të mos u keqkuptuar, është që nuk do të ketë një Kuvend Kombëtar ku do të diskutohen vendimet e qeverisë amerikane. Kuvend Kombëtar Partia Demokratike ka pasur, ka dhe do të ketë sa herë që të ketë çështje statutore për të diskutuar. Pra nuk bëhet fjalë këtu për shkrirjen e Kuvendit Kombëtar. Nuk dua të flas në paradhënie për këtë çështje. Deri në momentin që flasim, si sekretar i përgjithshëm, nuk kam administruar asnjë kërkesë për mbledhje të Kuvendit Kombëtar. Cilido që kërkon mbledhjen e organeve të partisë duhet t’i drejtohet sekretarit të partisë, i cili ndjek hapat e nevojshme. Në rastin e Kuvendit Kombëtar do të duhet të ketë një vendim të kryesisë së partisë,”- tha Bardhi.

Nga ana tjetër më 11 dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Basha është shprehur i prerë kur ka thënë se nuk do të lejojë ngritjen e institucioneve paralele në PD dhe se asnjëherë nuk do të diskutohen vendimet e SHBA-ve në një mbledhje të PD-së.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gazment bardhi lulzim basha sali berisha gazment bardhi lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll