Politike

Ka orë por jo datë! Komisioni Hetimor ende pezull, Vasili inatoset: Muhabet kot tani

29 Tetor 2021, 09:41 Nga DOSJA
Ka orë por jo datë! Komisioni Hetimor ende pezull, Vasili inatoset:

TIRANË– Përplasje në Komisionin Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit për caktimin e një date dhe ore për takimin e radhës. Gjatë mbledhjes së sotme palët ranë dakord që të takoheshin pas orë 17:00 për shkak të punimeve të Komisioneve të tjera, ndërsa ende nuk ka një datë. Ky vendim nuk është pritur mirë nga deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.

PJESË NGA DEBATI I KOMISIONIT:

Gjylameti: Orën për mbledhjen e ardhshme ta lëmë në orën 5 sepse në Kuvend do nisë që të shqyrtohet buxheti dhe komisionet nisin që në orën 9 deri në 3-4.

Alibeaj: Si orar i mbledhjeve eventualeve do të jetë ai i orës 17:00 për shkak se Kuvendi dhe Komisinet janë të ngarkuara. Mbledhjet janë shpalosje e kërkesave për marrje të dhënash. Meqë sot paraqita kërkesat e mia. Zoti Gogu cila është dita që ju doni për të paraqitur kërkesa.

Toni Gogu: Ora u vendos por për ditën diskutojmë bashkë dhe ua komunikojmë të tjerë. Përveç të shtunën dhe të dielën.

Petrit Vasili: Gjëra të tilla nuk kanë ndodhur ndonjëherë. Nuk kemi ça mbledhje miratojmë. Muhabet kot tani. Kemi orën por nuk kemi ditë. Muhabet kohë tani.

Alibeaj: Ne do të biem dakord me fleksibilitet. Ora është ajo që zonja Gjylameti tha, por nëse do të gjejmë dritare të tjera do të njoftojmë se paku 48 orë më parë. Deri të hënën do të jemi këshilluar dhe do kemi caktuar një ditë.

LAJMI KRYESOR: Komisioni i 25 prillit/ PS-PD bien dakord, Klevis Xhoxhi zgjidhet sekretar (KËRKESA)

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni hetimor per 25 prillin petrit vasili komisioni hetimor per 25 prillin petrit vasili

Sondazh

Poll