Politike

A është gati të futet në zgjedhje? Voltana Ademi: Të presim vendimin e 2 nëntorit

29 Tetor 2021, 11:29 Nga DOSJA
A është gati të futet në zgjedhje? Voltana Ademi: Të

TIRANË– Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e pyetur lidhur me mundësinë e zgjedhjeve të pjesshme lokale, u shpreh se ka ende kohë që të merret një vendim. Në një prononcim për mediat sot pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Ademi adresoi edhe kritikat e kreut të qeverisë lidhur me menaxhimin e ujësjellësit duke u shprehur se analiza duhej bërë në një formë tjetër. Po ashtu, bëri me dije se Shkodra nuk ka pasur investime, megjithatë kishte çmim konkurrues për tregun, vetëm 40 lekë për metër kub.

PJESË NGA INTERVISTA:

Voltana Ademi: Ka probleme shumë nuk janë dhe nuk vihet metër për të gjithë njësoj. Por sfida për UKT ekziston. Çështja duhet adresuar ndërmarrje për ndërmarrje. Duhet të merret në konsideratë si janë marrë, e çfarë është bërë për ta përmirësuar. Cilat e kanë përmirësuar dhe kush jo? Ne nuk patëm mundësi të flisnim. Kam përgatitur një informacion, do t’ua jap dhe ju. Bashkia Shkodër e ka nisur me vështirë, e kemi me 40 lekë për metër kub. Performojmë mirë! Kemi rritur ujin e mirëdhe atë të arkëtuar. Duhet pasur në konsideratë çdo indikator. Nëse janë 1 mld investime, në Shkodër nuk ka pasur por kemi investuar vetë. Shifra modeste por ne kemi investuar vetë.

Kemi patur një lloj komunikimi për të pasur bashkëpunim sot larg kamerave?

Voltana Ademi: Menaxhimi i mirë performon më mirë por nuk ka ndryshim nëse nuk ka investime.

2 nëntor, jeni gati që të futeni në zgjedhje?

Voltana Ademi: Duhet të presim deri më 2 nëntor. Unë do të jem atje. Do të takohemi.

LAJMI KRYESOR: Ujësjellësi/ Rama mbledh kryebashkiakët: Jeni mbytur në borxhe! (0 fjalë për Krujën)

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike rama me kryebashkiaket 29 tetor 2021 voltana ademi rama me kryebashkiaket 29 tetor 2021 voltana ademi

Sondazh

Poll