Politike

Viktima e tij personale! Rama: Marr kampionin, Bashkia e Vlorës 78.9% humbje tek UKT

29 Tetor 2021, 10:58 Nga DOSJA
Viktima e tij personale! Rama: Marr kampionin, Bashkia e Vlorës 78.9%

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka analizuar me shifra të gjitha humbjet e shënuara nga ndërmarrja e UKT-së në çdo bashki të vendit. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se vendin e parë me thuajse 80% humbje e mbante Bashkia e Vlorës. Po ashtu, ai shtoi se qeveria ka bërë më shumë se 1 miliardë euro investime por bashkitë rrisin humbje. Pas Vlorës, Kavaja ka 70% humbje dhe vetëm 30% arkëtim, duke bërë që kreu i qeverisë të ngrinte tonet ndaj kryebashkiakëve.

“Marr kampionin e humbjeve Bashkinë e Vlorës 78.9% humbje. Ç’domethënë kjo? Kompani e falimentuar. Është lapidar abuzimi. Do të përfshihemi, nuk do të lejojmë më që paratë të abuzohen në këtë farë feje dhe nga vijimësia e inercisë së shpërdorimit të të ardhurave. Bashkia e Kavajës ka 31% arkëtim. Ndërkohë që ka edhe këtu, diferenca po nuk po hyj të them diferenca. Edhe më të mirët janë në pozita të disfavorshme në lidhje me shifrat. Është sëmundje kronike por nuk mundet më ta pranojmë si të tillë. Do të riorganizojmë sistemin, me themel. Një ndërmarrje që nuk mbulon as pagat dhe mban me borxhe lista është pasqyra më dëshpëruese e papërgjegjshmërisë. Nuk diskutohet që as Korça e Pogradeci nuk i paguajnë dot kreditë. Duam të ndërpritet ky film. 1 mld euro investime, si mund të shkojnë si në Vlorë. Është e pamundur. Nuk e shmangim dot më. Është problem administrimi. Sëmundje kronike e shumë viteve, por ne nuk mundet më ta pranojmë dhe të mos ndërhymë. Abuzimin më të madh e bëjnë bizneset, hotelet, jo familjet. Abuzimin e bëjnë ata që kanë më shumë, jo ata më pak se nuk i vjen ujësjellësve e keqja nga familjet në nevojë,”-tha Rama.

LAJMI KRYESORE: Ujësjellësi/ Rama mbledh kryebashkiakët: Jeni mbytur në borxhe! (0 fjalë për Krujën)

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama me kryebashkiaket 29 tetor 2021 edi rama rama me kryebashkiaket 29 tetor 2021

Sondazh

Poll