Sport

Lautaro pas rinovimit: “I lumtur që do të qëndroj te Interi për një kohë të gjatë”

29 Tetor 2021, 05:01 Nga DOSJA
Lautaro pas rinovimit: “I lumtur që do të qëndroj te Interi

ITALI – “Përshëndetje, jam shumë i lumtur që do të qëndroj këtu për një kohë të gjatë dhe ju dërgoj një përqafim të madh. Forca Inter, shihemi në stadium.” Këto janë fjalët e para të Lautaro Martinez, në një video në rrjetet sociale, pas rinovimit të kontratës me Interin deri në vitin 2026.

Me fanellën zikaltër, sulmuesi argjentinas ka luajtur 144 ndeshje, të pasuruara me 54 gola dhe 21 asistime. Ai arriti në finalen e Europa League më 2019/20 dhe fitoi Serie A më 2020/21, ku ishte protagonist me 17 gola. Në këtë fillim kampionati, Lautaro ka shënuar tashmë 5 gola.

Ndërkohë, që klubi zikaltër i Milanos, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ka zyrtarizuar lajmin e shumëpritur të rinovimit të kontratës, i cili fillimisht u bë i ditur pas një publikimi të “Tyc Sports”, një gazetë argjentinase.

Pas humbjes ndaj Lazios dhe barazimit ndaj Juventusit, rinovimi i argjentinasit ishte mënyra më e mirë për të festuar suksesin me Empolin, që e ktheu skuadrën e Inzaghit në rrugën e duhur. Tri pikë të çmuara, ku edhe nëse sulmuesit mbetën të thatë, D’Ambrosio dhe Dimarco u kujdesën për të siguruar synimin e zikaltërve.

? | LAUTARO

Un messaggio speciale per voi #InterFans ?♂️#Lautaro2026 #IMInter pic.twitter.com/6Sx8weXdEB

— Inter ??? (@Inter) October 28, 2021

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport d'ambrosio dhe dimarco fanellën zikaltër forca inter ishte protagonist me 17 gola klubi zikaltër i milanos lautaro martinez në rrjetet sociale sulmuesit mbetën të thatë tyc sports d'ambrosio dhe dimarco fanellën zikaltër forca inter ishte protagonist me 17 gola klubi zikaltër i milanos lautaro martinez në rrjetet sociale sulmuesit mbetën të thatë tyc sports

Sondazh

Poll