Aktualitet

VD-Edhe këngëtarë në UKT/Rama-kryebashkiakëve:Nisni spastrimin,do hyni në histori!

29 Tetor 2021, 11:04 Nga DOSJA
VD-Edhe këngëtarë në UKT/Rama-kryebashkiakëve:Nisni

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur të gjithë kryebashkiakët e vendit në Kryeministri për t’i kërkuar llogari lidhur me punësimet dhe humbjet e shënuara në ndërmarrjet e Ujësjellësit. Në fjalën e tij, Rama evidentoi faktin se ishte në dijeni të gjithë personave që ishin punësuar nëpër UKT pa pasur asnjë profilizim apo eksperiencë të nevojshme, ndaj edhe ka kërkuar “spastrimin” e tyre para se të nisë aksioni nga Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës. 


“Çfarë profili kanë drejtorët e UKT në Shqipëri? Sa janë në profilin e tyre? Merrni masat vetë para se këto pasqyra të mbeten në histrinë e humorit dhe satirës shqiptare. Do kërkojmë rekrutim serioz për ndërmarrje. Prej 30 vitesh i bihet me top. Nuk janë zyra punësimi për njerëz që nuk janë fare në Shqipëri, nuk shkojnë fare në punë apo shkojnë në punë dhe bëjnë dëme. Marrim ne përgjegjësinë në emër të autonomisë dhe përgjegjësimit për të qenë i lirë për të marrë vendime nuk mund të shkohet deri këtu. Kjo nuk është autonomi por abuzim i hapur për votën e popullit. Askush nuk iu ka kërkuar asnjëherë që të bëni politikë sociale. Se ia vini emrin sociale ç’do lloj mosveprimi. Dëgjova që kishit çështje sociale me ato gururet që Ministria e Mjedisit ka vendosur para drejtësisë. Medemek edhe këtë anën sociale këtu, me idenë e gabuar se po humbisni vota, i lini të rrjedhin paratë e popullit. Nuk është sociale të flasësh në emër të një numëri punonjësish në një gurore që nuk mbjell pastaj malin. E kjo tjera është anti-sociale dhe krim kundër fëmijëve,”-tha Rama.

Ndërkohë që vetëm pak kohë më parë, Dosja.al solli rastin e punësimit të këngëtares Zajmina Vasjari në UKT në Shijakut, kur në fakt ajo ka përfunduar studimet për arkitekturë. Po ashtu të punësuara kanë qenë edhe personazhe të tjera publikë, si për shembull gazetaret Bieta Sulo dhe Mira Kazhani. 

LAJMI KRYESORE: Ujësjellësi/ Rama mbledh kryebashkiakët: Jeni mbytur në borxhe! (0 fjalë për Krujën)

(k.mdosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama rama me kryebashkiaket 29 tetor 2021 edi rama rama me kryebashkiaket 29 tetor 2021

Sondazh

Poll