Sport

Dy gola për të ndalur Atl.Madrid, mesfushori shqiptar bëhet “makthi” i kampionëve

28 Tetor 2021, 21:45 Nga DOSJA
Dy gola për të ndalur Atl.Madrid, mesfushori shqiptar bëhet

SPANJË-Mesfushori me origjinë shqiptare, Enis Bardhi ishte protagonisti i Levantes në takimin ndaj Atletico Madrid përfunduar me shifrat 2-2. Antoine Griezmann e realizoi golin e parë të sfidës në minutën e 12-të. Në të 37-tën, Levante fitoi penalltinë e parë, që si zakonisht iu besua Enis Bardhit.

Në të 76-tën De Paul realizoi të dytin për Atletico Madrid, por nuk ishte e thënë që Atletico të festonte, pasi në të 87-tën vendasve iu akordua penalltia e dytë edhe falë ndërhyrjes së sistemit VAR, për prekje të topit me dorë, e sërish Enis Bardhi nug gaboi përballë Oblakut, duke e lënë praktikisht të palëvizur. Ky është sezoni i pestë i mesfushorit me Levantën, i cili është një ndër lojtarët më të mirë të ekipit spanjoll.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport enis bardhi levante enis bardhi levante

Sondazh

Poll