Bota

LDK zyrtarizon marrëveshjen në Junik, LVV e mohon: Nuk kemi nënshkruar gjë

28 Tetor 2021, 20:37 Nga DOSJA
LDK zyrtarizon marrëveshjen në Junik, LVV e mohon: Nuk kemi

KOSOVË- Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu ka bërë të ditur se është nënshkruar koalicioni LDK-LVV në këtë komunë. Me anë të një postimi në Facebook, ai ka bërë me dije se ditëve në vijim do të publikojnë edhe programin e përbashkët qeverisës 2022-2025.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas, LDK Dega në Junik dhe LVV Qendra në Junik, kanë nënshkruar marëveshje të bashkëpunimit mes tyre. Ditëve në vijim do të publikojmë edhe programin e përbashkët qeverisës 2022-2025, të cilin do e realizojmë deri në fund brenda mandatit tonë të parë qeverisës. Ky moment është historik për Junikun sepse fitorja jonë me 14 nëntor dhe ndryshimi pas 12 viteve në Junik është i pandalshëm. Të bashkuar me Vetëvendosjen në Junik, tanimë kemi shumicën e anëtarëve në Kuvendin Komunal të Junikut (9 nga 15 ose 60% e ulëseve në Kuvendin e Junikut). Padyshim që do të kemi edhe përkrahjen e nevojshme nga Qeveria e Kosovës për të realizuar projektet tona zhvillimore për Junikun. Kur kësaj i shtojmë edhe mbështetjen pa rezervë që kemi nga mërgata e Junikut, nuk mbetet asnë dilemë se me 14 nëntor do të konfirmohet fitorja jonë në Komunën e Junikut. Ju ftoj që në vijim të ndjekni disa pamje nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit në mes të LDK dhe LVV në Junik. R.Sh

Ndërkohë që pas këtij njoftimi ka reaguar edhe Vetëvendosja në këtë komunë, ku e ka mohuar këtë koalicion. Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se as organet lokale as ato qendrore nuk kanë biseduar për asnjë marrëveshje.

“Organet e LVV-së, as ato lokale e as ato qendrore, nuk kanë biseduar për asnjë marrëveshje ashtu siç parashihet me rregulloret tona. Andaj nuk ka asnjë marrëveshje”, tha Manxhuka për Telegrafin.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor, ku në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishin certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur. Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë, do të jetë 5 ditore, do të fillojë më 8 nëntor dhe do të përfundojë më 12 nëntor.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni arlind manxhuka ldk lvv ruzhdi shehu zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 arlind manxhuka ldk lvv ruzhdi shehu zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll