Bota

Mustafa për kërcënimin e Kurtit: Siç sulmuan njerëzit e tij shtëpinë time

28 Tetor 2021, 20:02 Nga DOSJA
Mustafa për kërcënimin e Kurtit: Siç sulmuan njerëzit

KOSOVË – Isa Mustafa, Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ditën e sotme lidhur me kërcënimin e raportuar mbrëmjen e djeshme ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka shkuar në rrjetin Social Facebook se se i erdhi keq për ngjarjen, por nuk harron të shtojë se i kujton kohën njerëzit e Albin Kurtit sulmuan shtëpinë e tij me molotov në shkurt të 2016-ës. Ai thotë se atëherë nuk kishte mbrojtje siçpo bëhej ndaj Kurtit tani dhe se e shoqja ishte frikësuar shumë.

“Miq të nderuar. Mbrëmë u njoftuam se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka rrethuar shtëpinë e Kryeministrit Kurti, pas një kërcënimi që i ishte bërë. Më erdhi keq! Më vonë u tha se ishte një kërcënim nga adresa Shit e Blej! Kjo ma kujtoi kohën kur, jo adresa shit e blej, por njerëzit e Albin Kurtit, Kryeministrit të tanishëm, në terrin e datës 26 shkurt 2016 sulmuan shtëpinë time, që isha Kryeministër i Kosovës, me bomba molotov. Kur arrita në shtëpi e pyeta shoqen time se si u ndjeve, a pate frikë, a të mbrojti policia. Ajo ma ktheu: po çfarë!! Policët mezi e shpëtuan kryet e tyre, sepse e kapi flaka dhe tymi korridorin ku ata ishin të vendosur. Nuk kishte njësi speciale as mbrojtje speciale. Fati gruaja mbeti gjallë dhe policët që kujdeseshin për shtëpinë time nuk ishin lënduar. Kujtime të rënda!”, shkuarn ai në Facebook.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni albin kurti forcat speciale te kosoves isa mustafa kercenohet albin kurti albin kurti forcat speciale te kosoves isa mustafa kercenohet albin kurti

Sondazh

Poll