Bota

Shtesat për pensionet, Kurti: Kemi marrë vendimin e duhur

29 Tetor 2021, 08:25 Nga DOSJA
Shtesat për pensionet, Kurti: Kemi marrë vendimin e duhur

KOSOVË- Qeveria Kurti në Kosovë ka ndarë 36 milionë euro për 330 mijë familjeve përfitues të skemave pensionale e sociale. Ekonomiaonline shkruan se ky vendim u konsiderua si fushatë në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Ndërkohë që vetë Kurti, tha se ndarja e këtyre parave është vendim i duhur, pasi sipas tij, kjo kategori ka dhënë shumë, e ka marrë pak.

“Ne besojmë që e kemi marrë vendimin e duhur që t’i ndihmojmë kësaj kategorie shoqërore që ka kontribuuar shumë, e ka marrë pak”, tha Kurti.

Por, Kurti refuzoi të përgjigjej në pyetjen e gazetarit nëse ky vendim është marrë për fushatë, tani që në Kosovë do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Me vendim të Qeverisë përfituesit e skemave pensionale në muajin nëntor do të përfitojnë nga 100 euro shtesë mbi pensionin e rregullt dhe shtesën aktuale.

Kurse përfituesit e skemave sociale në muajt nëntor dhe dhjetor do të përfitojnë dyfishin e pagesës së rregullt dhe shtesës aktuale, shtesë e cila gjithashtu aplikohet si pjesë e masës 3.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti paketa e ringjallljes ekonomike albin kurti paketa e ringjallljes ekonomike

Sondazh

Poll