Bota

Grabitet mjeku në Kosovë, hajdutët lënë ‘mesazhin’ me thikë në trupin e gruas së tij

29 Tetor 2021, 08:22 Nga DOSJA
Grabitet mjeku në Kosovë, hajdutët lënë

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren të ku 2 persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e një mjeku të mërkurën pasdite ku kanë grabitur flori me vlerë 10 mijë euro.

Sipas njoftimit të policisë në momentin e grabitjes në shtëpi gjendej bashkëshortja e mjekut, 33-vjeçare, të cilën grabitësit e lidhën dhe me thikë ‘gdhendën’ shifrat ‘0003’ dhe një zemër të vogël trupin e saj.

Hetuesi i këtij rasti, Fitim Haxhiufazliu ka treguar se cilat janë dyshimet e para për shifrën që u “gdhend” në trupin e gruas ku tha se njëri nga grabitësit i ka thënë viktimës se bashkëshorti i saj i ka borxh 30 mijë euro.

‘Kështu ka deklaruar viktima e këtij rasti. Pra edhe ne supozojmë, këto janë dyshimet e para”,- ka thënë Haxhifazliu.

Gruaja është gjendur 4 orë më vonë, pa vetëdije nga bashkëshorti i saj kur ai është kthyer nga një udhëtim në Shqipëri.

“Prizren, 27.10.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se rreth orës 21:30 kur kishte shkuar në shtëpinë e tij, e kishte gjetur gruan e tij femër kosovare me lëndime trupore. Dyshohet se këtë e kanë shkaktuar dy persona të panjohur, të maskuar, të cilët kanë grabitur një sasi ari. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora fitim haxhiufazliu grabitet mjeku ne prizren policia e kosoves fitim haxhiufazliu grabitet mjeku ne prizren policia e kosoves

Sondazh

Poll