Bota

Ish-kryeministri bullgar: Pa plotësimin e kushteve, s’ka bisedime për Shkupin për BE

28 Tetor 2021, 18:38 Nga DOSJA
Ish-kryeministri bullgar: Pa plotësimin e kushteve, s’ka bisedime

BULLGARI- Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov është shprehur se nuk ka negociata me Maqedoninë e Veriut nëse pakica bullgare nuk bëhet pjesë e Kushtetutës. Alsat.mk shkruan se ky mesazh i ish kreut të ekzekutivit bullgar erdhi pas takimit me shoqatat e bullgarëve në Maqedoni. Borisov ka garantuar se mbështetja ndaj Maqedonisë së Veriut varet nga njohja e pakicës bullgare.

Të gjendet zgjidhje në Kuvend dhe të bëhet diçka që edhe bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës si serbët, boshnjakët dhe të tjerët që më pas të mund të vazhdohen negociatat për problemet shoqërore. Kjo është e patjetërsueshme. Pa këtë nuk kemi çfarë të diskutojmë dhe këtë duhet të dinë edhe Mickoski dhe Zaev”– deklaroi Borisov.

Përfaqësuesit e shoqatave bullgare u ankuan për qasjen jo serioze të liderëve Hristijan Mickoski dhe Zoran Zaev, duke akuzuar se qasja e tyre dallon kur janë në Shkup dhe kur shkojnë në Sofje. Borisov kujtoi se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama janë marrë vesh për çështje minutash.

“Prandaj them që pa mos e ndryshuar Kushtetutën dhe ju të inkuadroheni si bullgarë, qytetarët të Maqedonisë së Veriut, nuk do të ketë negociata. Me shqiptarët u morëm vesh për çështje minutash. Me kryeministrin Edi Rama kemi biseduar dhe sot neve i ndihmojmë Shqipërisë dhe Shqipëria i ndihmon qytetarëve të saj”, tha Borisov.

Pas qëndrimeve të Borisov ka reaguar edhe Qeveria. Nga organi ekzekutiv thonë se këtë fjalor mbase të dobishëm për fushatë zgjedhore në Bullgari nuk e mirëpresin qytetarët maqedonas dhe se zgjidhja e vetme mund të arrihet përmes dialogut.

“Kemi mirëkuptim për politikën e brendshme dhe fushatën parazgjedhore në Bullgari, përfshi edhe procesin e komplikuar zgjedhor, por mendojmë se ajo nuk mund të merret si bazë për të dërguar mesazhe politike për nevoja zgjedhore, e të cilat nuk janë në vijë me vlerat evropiane. Tone e tilla nuk merren si tone miqësore nga qytetarët maqedonas. Mos ndërhyrja në punët e brendshme është qëndrim parimorë dhe një gjë të tillë e presim nga fqinjët tanë”

Kryeministri Zoran Zaev deri tani disa herë ka paralajmëruar se hapja e Kushtetutës është e nevojshme para anëtarësimit në BE dhe nuk kishte asgjë kundër që të përfshihej edhe pakica bullgare në preambulë. Zaev kishte paralajmëruar se bashkë me pakicën bullgare mund të përfshihen edhe etnitë e tjera.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni bojko borisov dialogu bullgari-maqedoni e veriut zoran zaev bojko borisov dialogu bullgari-maqedoni e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll