Bota

U plagos në shpërthim në Bejrut, vdes pas 15 muajsh babai i 5 fëmijëve

28 Tetor 2021, 19:33 Nga DOSJA
U plagos në shpërthim në Bejrut, vdes pas 15 muajsh babai i 5

LIBAN- Një libanez i cili u plagos në shpërthimin e Bejrut vitin e kaluar ka humbur jetën 15 muaj pas shpërthimit. Metro shkruan se 45-vjeçari Abbas Mazloum ishte duke punuar në një restorant pranë portit kur ndodhi shpërthimi.

Ai pësoi lëndime të rënda në shtyllën kurrizore dhe një plagë në kokë dhe kishte vendosur 45 qepje. Babai i pesë fëmijëve, i cili është fotografuar nga mediat lokale, ka mbeti i paralizuar dhe i shtrirë në shtrat. Muajin e kaluar ai iu nënshtrua një operacioni të shpinës, por u sëmur dhe kishte ethe.

Kushërira e tij Noura Mazloum tani ka konfirmuar se sëmundja e çoi në vdekjen e tij të mërkurën në qytetin e tij të lindjes Brital në Libanin lindor.

“Imuniteti i tij ishte bërë kaq i dobët që nga shpërthimi”, tha Mazloum.

Vdekja e Mazloum e çon numrin e njerëzve të vrarë në shpërthim në të paktën 216. Rreth 6,000 njerëz u plagosën gjithashtu, shumë prej tyre nga xhamat e thyer, objektet fluturuese dhe mbeturinat.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota abbas mazloum shperthimi ne bejrut abbas mazloum shperthimi ne bejrut

Sondazh

Poll