Mbi 230 mijë humbje jete, mbyllen dyqanet dhe restorantet e Moskës
RUSI – Rusia do të shkojë drejt një mbylljeje të dytë për tu përballur me shifrat e larta të infektimeve dhe vdekjeve nga Covid. Vetëm dyqanet thelbësore ...
SHBA – Pasi Kina testoi një raketë hipersonike, gjenerali i dytë më i lartë amerikan John Hyten, tha ditën e sotme se ritmi me të cilin ushtria e Kinës po zhvillon aftësitë e saj është mahnitës ndërsa zhvillimi i SHBA-së vuan nga burokracia brutale.
Sipas CNN, zëvendëskryetar në largim i Shefave të Përbashkët të Shtabit, ai i bëri jehonë deklaratës së Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin, i cili e cilësoi Kinën si një “kërcënim të shpejtë”, ndërsa e quajti Rusinë kërcënimin më të afërt.
“Të quash Kinën një kërcënim me ritëm të shpesjtë është e drejtë sepse ritmi me të cilin po lëviz Kina është mahnitës”, Ritmi që ata po lëvizin dhe trajektorja në të cilën ata janë do të kalojë Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara nëse ne nuk bëjmë diçka për ta ndryshuar atë. Kjo do të ndodhë. Kështu që unë mendoj se ne duhet të bëjmë diçka“, u tha Hyten gazetarëve në një tryezë të rrumbullakët të Grupit të Shkrimtarëve të Mbrojtjes të enjten në mëngjes.
Gjenerali tha se testi hipersonik i Kinës është shumë shqetësues dhe mund të ndryshojë rregullat e lojës në marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara, por dhe aleatët tanë, sepse kjo është gjëja që e ndryshon vërtet lojën. Nëse reagojnë vetëm Shtetet e Bashkuara, do të jetë problematike në pesë vjet. Por nëse janë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë, mendoj se mund të jemi mirë për një kohë të gjatë”, tha Hyten.
Komentet e Hyten vijnë një javë pasi një test hipersonik i SHBA dështoi, ndërsa tensionet midis SHBA dhe Kinës mbeten të mëdha për çështjen e Tajvanit. Ai përsëriti shqetësimin e SHBA-së të shprehur nga eprori i tij i drejtpërdrejtë, Kryetari i Shefave të Përbashkët Gjeneral Mark Milley, për testin hipersonik kinez të raportuar së fundmi, të cilin Milley e quajti shumë afër një momenti Sputnik.
Kur u pyet për raportin mbi testin hipersonik , zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha se testi i gushtit ishte një anije kozmike, jo një raketë.
(m.k/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
RUSI – Rusia do të shkojë drejt një mbylljeje të dytë për tu përballur me shifrat e larta të infektimeve dhe vdekjeve nga Covid. Vetëm dyqanet thelbësore ...
SHBA- Një mostër e flokëve të Sitting Bull ka ndihmuar shkencëtarët të konfirmojnë se një burrë nga Dakota e Jugut është stërnipi i liderit të famshëm vendas të...
KOSOVË – Arbnora Nuredini, bashkëshortja e futbollistit Taulant Xhaka, ka sot ditëlindjen dhe ai nuk ja ka kursyer fjalët e ëmbla.Xhaka ka publikuar ...
SHBA- Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të enjten...
ITALI– Alessio Madeddu, një kuzhinier që ishte dënuar me gjashtë vite e tetë muaj burg për tentativë të dyfishtë vrasjeje është vrarë një natë më parë në ...
TIRANË– Botuesi Berat Buzhala ka ironizuar alarmin që u vu dje në Kosovë për kërcënimin e kryeministrit Albin Kurti. Në rrjetin e tij social “Twitter...
KOSOVË- Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia i ka ngatërruar postin Ministres së Jashtme Donika Gërvalla. Gjatë një postimi në ...
SERBI – Drejtoria për Sigurinë Bërthamore dhe Rrezatim e Serbisë ka njoftuAr se ka marrë pjesë në një stërvitje ndërkombëtare më 26 dhe 27 tetor në Emirat...
MAQEDONIA E VERIUT- Një 17-vjeçare la ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e ...
Në një fshat të Divjakës, kopshti i fëmijëve është vendosur në një qendër mjekësore. Prej dy vjetësh fëmijët e fshatit Spolat rrinë pranë të sëmurëve. Prindër e...