Bota

Mbi 230 mijë humbje jete, mbyllen dyqanet dhe restorantet e Moskës

28 Tetor 2021, 18:54 Nga DOSJA
Mbi 230 mijë humbje jete, mbyllen dyqanet dhe restorantet e Moskës

RUSI – Rusia do të shkojë drejt një mbylljeje të dytë për tu përballur me shifrat e larta të infektimeve dhe vdekjeve nga Covid. Vetëm dyqanet thelbësore si supermarketet dhe farmacitë do lejohen të qëndrojnë të hapura në kryeqytet, ndërkohë që vetëm nevojat esenciale si ushqimet do të blihen.

Sipas BBC, autoritetet gjithashtu u kanë dhënë punëtorëve në të gjithë Rusinë nëntë ditë pushimqë nga dita e shtunë në një përpjekje për të frenuar infeksionet. Rusia ka raportuar një rekord prej 1,159 vdekjesh nga Covid në 24 orët e fundit.

Të dhënat zyrtare zbulojnë gjithashtu 40,096 infeksione të reja në 85 rajone të Rusisë, një tjetër rekord. Një mbyllje kaq e madhe në Rusi nuk ishte parë në maj-qershor 2020. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid në Rusi në pandemi është zyrtarisht më shumë se 230,000 persona, më i larti në Evropë dhe një nga më të lartat në botë. Tetorin e kaluar, megjithatë, agjencia shtetërore e statistikave Rosstat llogariti se numri i vdekjeve nga Covid rus ishte mbi 400,000, shumë më i lartë se shifrat e qeverisë.

Përqindja e popullsisë së Rusisë të vaksinuar plotësisht mbetet e ulët, më 23 tetor ishte 32.8%. Shumica e vendeve evropiane kanë norma shumë herë më të larta.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota covid ne rusi moskë rusi vdekjet nga covid ne rus covid ne rusi moskë rusi vdekjet nga covid ne rus

Sondazh

Poll