Bota

Vritet kuzhinieri i njohur në Itali, e masakruan me sëpatë

28 Tetor 2021, 16:16 Nga DOSJA
Vritet kuzhinieri i njohur në Itali, e masakruan me sëpatë

ITALI– Alessio Madeddu, një kuzhinier që ishte dënuar me gjashtë vite e tetë muaj burg për tentativë të dyfishtë vrasjeje është vrarë një natë më parë në restorantin e tij. Mediat italiane shkruajnë se Madeddu, një kuzhinier i njohur në Itali pasi kishte marrë pjesë edhe në programin e Alessandro Borghese, ‘4 Restorante’, është masakruar për vdekje me sëpatë.

Trupi i 52-vjeçarit është gjetur në kuzhinë i mbuluar me gjak, por autori i krimit nuk dihet ende. Kamerat e sigurisë së restorantit janë sekuestruar dhe pritet që të kqyren pamjet për të zbuluar detaje mbi krimin e rëndë.

Madeddu, 51 vjeç, ishte dënua me 6 vjet e 8 muaj burg për tentativë të dyfishtë për vrasje, dëmtim dhe rezistencë. Në nëntor 2020, shefi i kuzhinës sulmoi një patrullë karabinierësh me një buldozer që kishte tërhequr më parë patentën pasi ai refuzoi testin e alkoolit. Pas 5 muajve në paraburgim, kuzhinieri u lirua dhe u la nën masën “arrest shtëpie”.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota alessio madeddu vritet kuzhinieri ne itali alessio madeddu vritet kuzhinieri ne itali

Sondazh

Poll