Politike

E pritën me vezë, Rama ironizon militantët e PD-së: Do kthehet ’97 me këta 100 mjeranë?

13 Qershor 2019, 18:55 Nga DOSJA
E pritën me vezë, Rama ironizon militantët e PD-së: Do

LIBRAZHD- Nga takimi me qytetarët e Librazhdit, Rama nuk ka hezituar të ironizojë militantët e Partisë Demokratike, të cilët tentuan të qëllojnë me vezë dhe gurë eskortën e kryeministrit në hyrje të Librazhdit.

Duke iu referuar këtij incidenti Rama tha se ata u përpoqën që të pengonin forcërisht fushatën elektorale të një subjekti politik.

“Dëgjoj të thonë vazhdimisht ’97, po cila ‘97? Me kë do vij ’97? Me këta 100 mjeranë që kishin zënë rrugën atje, që gjuanin me gurë e kapsolla, me ata do ta sjellë ‘97? Ata sot kane shkelur një nga nenet e kodit penal duke penguar forcërisht fushatën elektorale të një subjekti politik”-  u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale, në Librazhd dhe Prrenjas. Gjatë këtyre takimeve, Rama u prit me protesta dhe incidente, ku mbështetësit e PD-së, qëlluan me vezë eskortën e Ramës, teksa po hynte në Librazhd. Kryeministri ironizoi incidentin, duke i quajtur protestuesit mjeranë. Rama i ka kërkuar sërish tërheqjen presidenti Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershor edi rama ne librazhd shtyrja e zgjedhjeve lokale 30 qershor edi rama ne librazhd shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll