Politike

Stanishev mbështet Ramën në Librazhd: Jam i sigurt që më 30 qershor do të fitoni sërish

13 Qershor 2019, 18:20 Nga DOSJA
Stanishev mbështet Ramën në Librazhd: Jam i sigurt që

LIBRAZHD- Presidenti i socialistëve europianë, Sergei Stanishev në fjalën e tij në takimin me qytetarët në Librazhd është shprehur se zgjedhjet lokale duhet të zhvillohen më 30 qershor.

Sipas Stanishev, protestat e opozitës ishin një arsye për vendet skeptike që të mos e privojnë të drejtën për të hyrë në BE.

I dashur kryeministër, jam u lumtur të flas sot para jush në Librazhd. Nuk e them për kortezi, por e di që Librazhdi është një nga bazat e forta në PS në Shqipëri. E di që është njësia zgjedhore e mikut tim Taulant Balla. E njoh prej shumë vitesh. Jam i sigurt që me 30 qershor do të fitoni sërish. Disa ditë më parë Juncker tha që askush nuk ndalonte njerëzit për të votuar. Jam i surprizuar që ka njerëz që duan t’ju privojnë nga kjo e drejtë që keni. Nuk mund të liheni pa punën e përfaqësuesve tuaj. E dini që nuk e kam për detyrë që t’i dhënë këshilla opozitës. Por nga përvoja imë s’kam parë asnjë vend t’u sjellin sukses në zgjedhje. Nëse besoni se keni ide të mira, atëherë hyni në zgjedhje dhe fitoni nëpërmjet demokracisë. Do ndaja me ju se ky bojkot dëmton vendin. U jep një shkak atyre në BE që të thoni shikoni këtu nuk ka stabilitet”, tha Stanishev.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale, në Librazhd dhe Prrenjas. Gjatë këtyre takimeve, Rama u prit me protesta dhe incidente, ku mbështetësit e PD-së, qëlluan me vezë eskortën e Ramës, teksa po hynte në Librazhd. Kryeministri ironizoi incidentin, duke i quajtur protestuesit mjeranë. Rama i ka kërkuar sërish tërheqjen presidenti Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori rama ne librazhd sergei stanishev zgjedhjet lokale 30 qershori rama ne librazhd sergei stanishev zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll