Politike

Rezoluta për shkarkimin e Metës, Rama mesazh në telefon socialistëve: Kanë dalë mendsh, forca me fushatën

13 Qershor 2019, 18:51 Nga DOSJA
Rezoluta për shkarkimin e Metës, Rama mesazh në telefon

TIRANË– Pas miratimit me 100 vota në Kuvend të rezolutës kundër presidentit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh deputetëve socialistë.

Në mesazhin e tij, Rama falenderon deputetët për kontributin e diskutimet duke mos “harruar” që t’i inkurajojë që të vijojnë me fushtaën.

Faleminderit të gjithë folësve të sotëm pa përjashtim për kontributin e rëndësishëm, me diskutime serioze me publikun, dhe të gjithëve ju për mbështetjen e fortë në këtë betejë historike, ku zgjedhjet vendore të 30 qershorit nuk janë të rëndësishme thjesht në vetvete, po si gur kilometrik në një rruge ku katër aventurierë të dëshpëruar, bashkë me qorrat që i rrethojnë, duan ta marrin peng këtë vend e të hedhin në erë urën drejt negociatave! S’kanë faj që kanë dalë mendsh, se e dinë mire ça vjen nga kapitujt 23/24, po halli i tyre s’është as halli ynë as halli i popullit! Forca me fushatën dhe vetëm drejt, përpara me njerëzit e mirë të këtij vendi” shkruan Rama.

Ditën e sotme, 6 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim.

Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ps shkarkon metën rezoluta e ps per meten shtyrja e zgjedhjeve lokale edi rama ps shkarkon metën rezoluta e ps per meten shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll