Politike

Me thirrjet “Rama ik”, protestues dhe ish-deputetë qëllojnë me vezë eskortën e kryeministrit në Librazhd (VD)

13 Qershor 2019, 17:57 Nga DOSJA
Me thirrjet “Rama ik”, protestues dhe ish-deputetë

LIBRAZHD- Militantë të PD-së tentuan të qëllojnë me sende të forta dhe vezë eskortën e Ramës gjatë takimit të tij në Librazhd. Ky akt është përmendur edhe nga Balla gjatë fjalës së tij para qytetarëve të Librazhdit.

“Teksa kthehesh nga sot nga shtëpia, ishin katër ish-deputetë me ca vezë në dorë”, tha Balla.

Ndërsa, policia është detyruar të ndërhyjë dhe të shoqërojë disa nga organizatorët e këtij incidenti.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale, në Librazhd dhe Prrenjas. Gjatë këtyre takimeve, Rama u prit me protesta dhe incidente, ku mbështetësit e PD-së, qëlluan me vezë eskortën e Ramës, teksa po hynte në Librazhd. Kryeministri ironizoi incidentin, duke i quajtur protestuesit mjeranë. Rama i ka kërkuar sërish tërheqjen presidenti Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale.

(a.m & a.s/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eskorta e rames qellohet me veze rama ne librazhd taulant balla eskorta e rames qellohet me veze rama ne librazhd taulant balla

Sondazh

Poll