Bota

Arben Vitia i ngatërron postin Donika Gërvallës, e quan Ministre të Brendshme

28 Tetor 2021, 15:55 Nga DOSJA
Arben Vitia i ngatërron postin Donika Gërvallës, e quan Ministre

KOSOVË- Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia i ka ngatërruar postin Ministres së Jashtme Donika Gërvalla. Gjatë një postimi në Facebook, Vitia teksa ka dashur të shkruaj Ministrja e Punëve të Jashtme, e ka përcaktuar atë si Ministrja e Punëve të Brendshme. Pas kësaj, Vitia e ka rregulluar statusin, duke shkruar postin e saktë të Ministres.

Vitia ditën e sotme së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministres Gërvalla ka vizituar muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”. Ndërkohë që në postim, ka theksuar se Prishtina ka nevojë për më shumë muze.

Postimi i Plotë:

Sot, bashkë me kryeministrin e Kosoves, Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, vizituam muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova” ku po qëndron e hapur ekspozita “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999″, e autorit Shkumbin Brestovci. Ekspozita paraqet fotografi të shumta që pasqyrojnë një pjesë të rezistencës së Kosovës gjatë viteve 1989 deri më 1999. Historia jonë e re dhe ajo më e hershme janë pasuria jonë kolektive që duhet në vazhdimësi të studiohet, dokumentohet e kujtohet. Prishtina ka nevojë për më shumë muze. Brenda mandatit tonë do të hapet edhe muzeu i qytetit me departamentet e saj për hulumtimin dhe promovimin e historisë së qytetit

(I.A/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni albin kurti arben vitia donika gërvalla albin kurti arben vitia donika gërvalla

Sondazh

Poll