Bota

‘Luva babush’/ Kërcënimi i Albin Kurtit, Buzhala: Filma Bollivudi, solli ‘Specialet’

28 Tetor 2021, 16:05 Nga DOSJA
‘Luva babush’/ Kërcënimi i Albin Kurtit, Buzhala: Filma

TIRANË– Botuesi Berat Buzhala ka ironizuar alarmin që u vu dje në Kosovë për kërcënimin e kryeministrit Albin Kurti. Në rrjetin e tij social “Twitter”, Buzhala ka bërë humor me masat që u morrën, e me forcat speciale që rrethuan banesën e tij duke mos lënë askënd që të kalonte.

Po ashtu në postimet e tij, Buzhala pretendon se e gjitha është bërë për propagandë, duke marrë parasysh se shumë shpejt do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

POSTIMET NJË NGA NJË:

– Mjera une, e paskan kercenu Albinin. Bash para balotazhit. Filma te Bollivudit. Nese tregoni qe po kercenohet, e nuk tregoni kush po e kercenon, atehere po beni propagande.

– E solli njesine speciale prej veriut te Kosoves te shtepia e vet. Bravo bir.

-Luva babush, krejt shtetin e kane çu ne kame, per nje postim te nje budalle ne faqen Shes dhe Bleje Gjithcka. Po me e nise per kercenime ne Facebook mu duhni me me çu me jetu ne Bondstill, more ju hjekte i lumi Allah po çirkuzat qe ishit kane.

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti berat buzhala kercenohet albin kurti albin kurti berat buzhala kercenohet albin kurti

Sondazh

Poll