Bota

Koronavirusi i merr jetën 17-vjeçares në Maqedoni, nuk ishte vaksinuar

28 Tetor 2021, 15:09 Nga DOSJA
Koronavirusi i merr jetën 17-vjeçares në Maqedoni, nuk ishte

MAQEDONIA E VERIUT- Një 17-vjeçare la ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila në njoftimin e saj tha se sot në Klinikën Infektive në orët e para të mëngjesit, e reja nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid-19.

17-vjeçarja ka qenë e diagnostifikuar me koronavirus dhe nuk ka qenë e vaksinuar, ndërkohë që ka pasur sëmundje tjera shoqëruese, ndër ta edhe diabetin. Ajo më datë 18.10.2021 është pranuar për trajnim në Manastir, ndërsa më 19.10.2021 është transferuar në Klinikën Infektive në Shkup.

 “Pacientja është trajtuar në mënyrë multidisiplinare për shkak të komplikimeve të zhvilluara. Gjatë ditës së djeshme, parametrat vitale të pacientes janë përkeqësuar ndjeshëm, gjë që ka sjellë edhe insuficiencë kardiake. Pavarësisht të gjitha masave të marra diagnostike, terapeutike dhe reanimative, pacienti ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit”, –thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut vaksinimi ne maqedonine e veriut vdes 17-vjevqrja nga covid koronavirusi ne maqedonine e veriut vaksinimi ne maqedonine e veriut vdes 17-vjevqrja nga covid

Sondazh

Poll