Politike

VD-‘Hajdutëri me çizme’/ Basha-Ramës: Rruga e Arbrit kushtoi 360 milion euro

28 Tetor 2021, 12:07 Nga DOSJA
VD-‘Hajdutëri me çizme’/ Basha-Ramës: Rruga e

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi ditën e sotme qeverinë për koncesionet e dhëna që sipas tij për shkak të vjedhjes kanë rritur koston e ndërtimit të Rrugës së Arbrit. Ai tha nga Kuvendi ditën e sotme se 360 milioë euro kanë shkuar për rrugën e Arbrit. Basha akuzoi qeverisjen e Ramës për korrupsion, klientelizëm dhe “hajdutëri me çizme”.


FJALA E BASHËS:

Mos kini merak se çfarëdo që të thoni para meje, këto të FMN-së nuk i ndryshoni dot. Vetëm shpjegojini atij që keni këto, se ju shkarkon edhe më shpejt se çe keni menduar. Vjen këtu dhe merresh me dhëmbët dhe brilantinën, nuk kam përdorur asnjëherë brilantinë, por nëse ke interes se si i mirëmbaj unë flokët, s’është për këtu. Por ç’e do ti, ti s’ke flokë njeherë. Ke folur një orë këtu për flokët e mija. Kë ndërtuar një shtet brutal në këto tetë vite. Si një shtypës i qytetarëve të thjeshtë, si një kullë pa dyer e pa dritare ku nuk troket dot askush, as i varfëri as sipërmarrësi, as studenti, as pedagogu. Ai që qeveris vendin prej 8 vitesh je ti dhe vetëm ti. Për t’i dhënë fund hipokrizisë tënde, ne depozituam projektligjin për uljen e TVSH-së. Kjo është një masë që duhet miratuar urgjentisht. Familjet po përballen me rritjen e çmimeve si rezultat i korrupsionit dhe keqqeverisjes tënde.

Cili motiv është që ju shtyn me turavrap të rinovoni kontratat me PPP, kujt i shërbejnë? Shqiptarëve jo. Fitues të vetëm dhe të garantuar të tyre janë ata që i caktoni ju. Ju vijnë me duar në xhepa, apo ua jepni ju. Nga 120 milion ka shkuar në 360 milion rruga e Arbrit. Na flet këtu për befasi gjeologjike. Nuk është ashtu, është hajdutëri me çizme. Ky maskarallëk që është i gjithi klientelik dhe korruptiv, është vendi ku ndodhen paratë e shqiptarvëe.

LAJMI KRYESOR:Kuvendi/ Debate Rama-Bashës: PD do ndahet! Vettingu? Jo, nëse është për Berishën

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rruga e arbrit seance plenare 28 tetor 2021 edi rama lulzim basha rruga e arbrit seance plenare 28 tetor 2021

Sondazh

Poll