Politike

VD-Vettingu/Rama heq vijën e kuqe:S’votojmë që të mbrohesh nga peshkaqeni i Foltores

28 Tetor 2021, 09:57 Nga DOSJA
VD-Vettingu/Rama heq vijën e kuqe:S’votojmë që të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama diskutoi gjatë seancës së Kuvendit, vettingun në politikë. Ai i ktheu përgjigje direkte kryedemokratit Lulzim Basha duke i thënë se nuk mund ta votojnë nëse ai mbrohet nga peshkaqeni i Foltores, duke nënkuptuar Berishën.


Rama: Reciton abetaren që të ka mësuar llumi. Trego që nuk je dhe mos shpif si llumi. Shkurt muhabeti mos ji karikatura e tij. Ti ke sfidën më të madhe, se megjithëse ai llum të ngjiti në krye, ti je diçka tjetër. Ti duhet të Rilindësh. Na dëgjo. Flit me fakte. Nëse hyj në garë unë me Ferdinandin kush ka më shumë kritika për Durrësin, e fitoj garën. I referohem fakteve. Kjo është opozita. Si do i bënit ju këto? Nëse më thua që plehërat do i lënë rrugëve nuk jam dakord me ty? Nuk është kjo alternativa. As të përdoresh burime pa i lexuar. FMN nuk i raporton vdekjet. Mblidh burimet. Shtrëngohu. Unë e kuptoj se ku e ke hallin për Vettingun. Megjithatë dua të diskutoj. Nëse na del që është shpëtimtare, nëse na rezulton se është komerdare në formë peshkaqeni atëherë do të themi; Lulësim bëj rolin e peshkaqenit që të mbrohesh nga peshkaqeni i Foltores. Por thjesht ta ndajmë këtë. Çdo gjë që i shërben vebndiu është pro. Çdo gjë që mban era foltore ne na keni kundër.

LAJMI KRYESOR:Kuvendi/ Debate Rama-Bashës: PD do ndahet! Vettingu? Jo, nëse është për Berishën

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 28 tetor 2021 edi rama seance plenare 28 tetor 2021

Sondazh

Poll