Politike

VD-Nuk ka fund IRONIA! Rama-Bashës:Po unë ty të dua përballë…S’di si të të ndihmoj

28 Tetor 2021, 09:51 Nga DOSJA
VD-Nuk ka fund IRONIA! Rama-Bashës:Po unë ty të dua

TIRANË– Ironitë nuk munguan nga ana e kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë. Ditën e sotme ai zhvilloi një debat prej 1 orë në seancën plenare me kryedemokratin. Rama i tha Bashës që e do përballë gjithmonë, mirëpo di se si mund ta ndihmojë.


Tangoja na ka mbetur se nuk e kemi Bajftjarin. Frojdi thotë koha e harxhuar me macën nuk është kurrë kohë e humbur. Kështu e konsideroj kohën e humbur me ty. Shiko edhe njëherë kostot e shkollave, pastaj hajde prapë javën tjetër. Ti ku e di kush zgjihet në sabah, se të gjithë e dinë që ti zgjohesh vonë. Pse më ngacmon për Bashkinë e Tiranës dhe të flas me emra. Pse? Të marrësh mikrofonin dhe të reshtosh emra njerëzisht, kjo ndodh vetëm kur ndodh gjoba. *Flet Salianji…Jo, jo! Unë e kisha për Babalen por nuk e kuptove ti. Unë jam i bindur që me ndërtimin e impianteve është bërë hap i madh para, por patjetër që ato investime janë bërë pikërisht për të mos lejuar që të mos ushqejë kancerin që latë ju në të gjithë territorin. Përqëndroju kur flet. Se thua edhe PD ka pjesën e vetë të llumit. Unë nuk e kam përdorur ndonjëherë, po ajo pjesa e llumit të ka nxjerrë ty more Lulzim. Kujdes. Nuk e kam unë fare për të mbajtur me gajret foltoren. Është gajreti i Shqipërisë. Shqipëria mban brinjët me dorë. Përveç atyre që u duket se kanë hyrë në karbanin e bacës Isa dhe u duket se do çlirojnë Shqipërinë pas. Mos e sill këtu. Mos na ço gjuhën ku të dhemb, dhëmbi ty. Mos të shkojë atje. Kur thua do s’do mua do më kesh përballë. Po unë ty të dua përballë. Nuk di si të të ndihmoj. Nuk e kam cinike këtë. Por për ta ngritur në një nivel tjetër debati.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR:Kuvendi/ Debate Rama-Bashës: PD do ndahet! Vettingu? Jo, nëse është për Berishën

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 28 tetor 2021 edi rama seance plenare 28 tetor 2021

Sondazh

Poll