Politike

Xhaferraj i drejtohet Ramës:Për cilësitë e mia pyt Gjiknurin, erdhi në SHBA pas meje

28 Tetor 2021, 10:09 Nga DOSJA
Xhaferraj i drejtohet Ramës:Për cilësitë e mia pyt

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferraj iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i bërë të ditur se nëse dëshiron të dijë cilësitë e tij, mund të pyesë Damian Gjiknurin. Ai bëri të ditur se Gjiknuri ka qënë në SHBA pas tij dhe i di shumë mirë cilësitë dhe vlerat e tij.

Xhaferraj: Këta janë në një moment që duhen lënë të flasin. Sa më shumë që flasin aq më shumë tregojnë. Eshtë e vërtetë që para disa vitesh kryeministri ka qënë më me klas më me finë, më përmendi cilësinë e djellit, siç ma përmend militanit i Lushnjes. Për cilësitë e mia mund të pyesësh Damian Gjiknurin, i di cilësitë e mia. Ka ardhur në shkollë në Amerikë pas meje, i di cilësitë e mia. Ajo që doja të ngrija si shqetësim ka të bëjë me faktin se ku e keni degraduar shtetin. Administrata nuk kthen përgjigje, po kërkon informacion. E kupton kryeministër se çfarë ndodh me një qytetar që ka hall. E kuptoni si e keni degraduar shtetin. Dolët dhe live e shkarkuat drejtorin e Hipotekës e më pas e emëroni drejtor të përgjithsgëm në Bashki. Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi nuk gjen përgjigje. Si mund ti zgjidhen hallet qytetarit në qeverinë tuaj.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Debate për helmimin në Krujë! Rama-PD: Larg rindërtimit, do hyjë në histori

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ferdinant xhaferraj seance plenare 28 tetor 2021 ferdinant xhaferraj seance plenare 28 tetor 2021

Sondazh

Poll