Politike

VD-PARALAJMËRIMI! Rama-Bashës: Fol mirë, ndryshe e kthejmë dhe ne me mosrespekt

28 Tetor 2021, 10:19 Nga DOSJA
VD-PARALAJMËRIMI! Rama-Bashës: Fol mirë, ndryshe e kthejmë

TIRANË– Paqja mes PS dhe PD është kërcënuar të prishet nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë që ka prej pas zgjedhjeve parlamentare që kërkon nga deputetët e tij sjellje të mirë dhe jo debate me demokratët, duket se Rama do të ndryshojë kurs. Në fjalën e tij, Rama tha se kryedemokrati Lulzim Basha duhet që të kontrollojë akzuat, ndryshe mes palëve nis “lufta”.


Nuk po zgjatem shumë por edhe njëherë unë e kuptoj e në këtë rast e kuptoj pse të duhet kjo retorika. Ka përballë frikacakë që nuk ia dalin dot me sfidat e këtij trimi. Respekto që të të respektojnë. Nuk mundesh dot ti e asnjë individ që për të realizuar një objektiv të dhunojë verbalisht rivalin. Nuk e bën dot. Fatkeqësia është që e ke provuar shpesh dhe je bërë bozë. Ne nuk kemi kohë për të humbur por angazhohemi për t’i bërë seriozisht. Jo vetëm me shifrat por ke probleme edhe me gërmat. Më vjen keq por nuk mund të hyjmë në proces kushtetute duke të besuar ty sesi lexon ti. Bëhen me dialog mes përfaqësuese të PD-PS që bën mirë ti respektosh nëse nuk do ta ndërpresim këtë mënyrë komunikimi e të ta kthejmë me mosrespekt. Ke qënë aleat me një që kafshonte deri dje. Goxha burrë. Po nuk je goxha burrë prandaj. Je këtu o ej. Zgjohu, zgjohu. Flet përçart këtu,”-tha Rama në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Debate për helmimin në Krujë! Rama-PD: Larg rindërtimit, do hyjë në histori

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 28 tetor 2021 edi rama seance plenare 28 tetor 2021

Sondazh

Poll