Bota

Videoja emocionuese/ Zjarrfikësit shpëtojnë nënën dhe fëmijën nga ujëvara

28 Tetor 2021, 13:09 Nga DOSJA
Videoja emocionuese/ Zjarrfikësit shpëtojnë nënën dhe

INDIA E JUGUT– Zjarrëfikësit e pyjeve të Tamil Nadu shpëtuan një grua dhe fëmijën e saj, të cilët u kapën të bllokuar për shkak të përmbytjes nga ujëvara Anaivari Muttal në kodrat Kallavarayan. Videoja e operacioni heroik të shpëtimi është bërë virale në rrjetet sociale. Ngjarja ndodhi pranë Attur në lagjen Salem të Tamil Nadu. Duke vlerësuar trimërinë e zjarrfikësve, kryeministri MK Stalin ndau pamjet virale në llogarinë e tij në Twitter.

Kryeministri shkroi në Twitter se akti i tyre qe shumë i guximshëm dhe i lavdërueshëm. Në videon dyminutëshe, shihet një grua duke shtrënguar foshnjën e saj e ulur në një shkëmb pranë ujëvarës. Zjarrëfikësit përdorin një litar për të arritur te zonja dhe me shumë kujdes, fillimisht marrin foshnjën e saj dhe ngjiten lart. Të tjerët më pas e ndihmojnë gruan të ngjitet lart. Për fat të mirë vajza dhe nëna janë të sigurta.

Videoja virale përfundon me shpëtimin e gruas dhe fëmijës së saj. Ndërkohë dy burrat bien në ujë për shkak të humbjes së ekuilibrit. Megjithatë, raportohet se ata janë të sigurt pasi kanë arritur të notojnë në anën tjetër të lumit.

Burimi:Firstpost.com

(s.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota indi indi

Sondazh

Poll