Politike

VD-Helmimi në Krujë/ Alibeaj: Qeveria duhet ta diskutonte sot, ky është krim masiv

28 Tetor 2021, 08:45 Nga DOSJA
VD-Helmimi në Krujë/ Alibeaj: Qeveria duhet ta diskutonte sot, ky

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas helmimit të qindra personave nga uji në Krujë. Ai tha për gazetarët e pranishëm, se qeveria duhet të reagojë dhe të marrë masa, duke e konsideruar ngjarjen si një “krim masiv”.


“Çfarë ka ndodhur? Kush e ka shkaktuar? Ne dimë vetëm pasojat sot. Së paku mijëra qytetarë, vogëlushë, të moshuar, janë shtruar në ambientet spitalore, pa përmendur këtu pjesën tjetër që është në shtëpi. Duhet një përgjigje. Kush e ka shkaktuar? Pse e kanë shkaktuar? E patë dje përgjigjen e kryeministrit, e patë si hoqi dorë. Ai e ka detyrë njerëzore, politike, ligjore për këtë gjë. Njerëzit atje janë duke vuajtur, askush nuk i ndodhet afër. Në të gjithë këtë verbëri është detyra e dikujt që duhet ta ngrejë si problem. Këtë e bëmë ne, për kërkesën që hodhëm në parlament, së paku për ta diskutuar, sepse detyra e parlamentit është të vendosë të gjithë institucionet në atë që quhet presioni qytetar. Kjo çështje duhet politizuar, sepse pikërisht parlamenti ekziston për këtë çështje. Fatkeqësia ka ndodhur sot. Njerëzit sot po vuajnë. Ndihma, asistenca, duhet bërë sot, jo me kalimin e kohës. Përfaqësueset tona, kanë shkuar të para në vendngjarje. Kjo është detyra, e drejta dhe detyrimi i opozitës. Ky është detyrimi ynë. Nuk pret më sëmundja për procedurë. Duhet sot. Duhet tani. Të shpresojmë se të gjithë ata shurdhë memecë e të pa përgjegjshëm që janë aty të marrin të gjitha instrumentet që u jep ligji dhe ti ndodhen njerëzve afër e të gjejnë përgjegjësit sepse ky është një krim masiv”, tha Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Debate për helmimin në Krujë! Rama-PD: Larg rindërtimit, do hyjë në histori

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj helmohen qytetaret seance plenare 28 tetor 2021 enkelejd alibeaj helmohen qytetaret seance plenare 28 tetor 2021

Sondazh

Poll