Politike

Pse nuk u ndërtua rruga në Spitallë? Ahmetaj-PD: Njëra mbaroi, tjetra do nisë

28 Tetor 2021, 09:05 Nga DOSJA
Pse nuk u ndërtua rruga në Spitallë? Ahmetaj-PD: Njëra

TIRANË– Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Ferdindat Xhaferraj kërkoi interpelancë me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj për punimet në zonën e Spitallës në Durrës. Ahmetaj i bëri të ditur se rrugët në zonën e Spitallës janë shpallur me anë të vendimit të Këshillit të Ministrave, duke shtuar se këto vendimet janë harmonizuar dhe me memorandumin e bashkëpunimit.Ahmetaj tha se njëra prej rrugëve ka mbaruar ndërkohë që tjetra do nisë në muajin dhjetor. Kjo interpelancë u kërkua nga Xhaferrja pasi sipas tij ende nuk kanë nisur punimet në atë zonë.

DEKLARATA E AHMETAJT:

Do doja t’i thoja zonjës kryetare, në frymën e ligjit, ju s’keni të drejtë të zgjidhni se kush duhet të jetë ministri që duhet të thirret për interpelancë. Por kërkesa për interpelancë, kisha menduar që të ishte dhe ministrja e Infrastrukturës. Është deputeti që e përcakton interpelancën. I nderuar zoti Ahmetaj Këshilli i Ministrave vendosi që të përdoret një fond për rikonstruksion në rrugën Miqësia-Azem Hajdari. Këto rrugë i shërbejnë të gjithë qytetit. Një muaj më pas, në 30 korrik, këshilli i Ministrave me VKM vendosi shfuqizim të vendimit 404, për përdorimin e këtyre fondeve. Në cilësinë e deputetit të qarkut Durrës, kam kërkuar zhvillimin e kësaj interpelance, për të parë mundësinë se si do të zgjidhej ky problem.”, tha demokrati.

Dua t’ju sqaroj si më poshtë, shfuqizimi i vendimit të cituar nga ju, vjen si rezultat i harmonizimit të vendimeve të Këshillit të Ministrave, të lidhur me fondin e Abu-Dhabit për zhvillim. Në zonën katërt, do të ndërtohen 996 apartamente. Zona e re në zhvillim, Spitalla, janë shpallur me anë të vendimit të Këshillit të Ministrave. Sipas këtij vendimi është harmonizuar dhe me memorandumin e bashkëpunimit. Arsyeja e drejtpërdrejtë e ndryshimit është për të futur të dyja rrugët brenda një PDV-je, më të gjerë në mënyrë që të funksionojnë me mirë për qytetarët. Siç e thatë edhe ju me të drejtë, të dyja rrugët nuk janë thesit për përdorim të zonës, por janë lidhëse, kyçe, kritike, për të lidhur Spitallën me qytetin. Jemi para faktit se rrugët lidhëse që janë brenda konturit, do të ndërtohen dhe të rikontrukstohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financimin e buxhetit të shtetit. Është riakoluar nga buxheti, dhe për pak ditë më njofton Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të lidhet kontrata e zbatimit për rrugën Miqësia dhe Azem Hajdari. Vetëm për këtë vit janë akorduar 1.2 mld. Të dyja rrugët janë brenda buxhetit, fondit të rindërtimit, janë të financuara dhe do të bëhen. Njëra ka përfunduar si procedurë, në nëntor dhe tjera do të nisë në dhjetor.”, tha ai.

91 shkolla janë me financim nga buxheti i shtetit dhe 69 nga donatorët, 7 të tjera janë në proces financimi për shkak të vlerësimeve të mëvonshme. Pasi të hiqet lista prioritare, familjet me ndihmë ekonomike, familjet me nëna kryefamiljare, apo familje me vështirësi fizike, apo dhe familjet e policëve të vrarë, më pas hidhet shorti publik. Nëse kemi 100 familje që marrin në bazë të vlerësimit, apo kurorave, një pjesë e 1+1 janë në katin e parë dhe një pjesë në katet e tjera.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Debate për helmimin në Krujë! Rama-PD: Larg rindërtimit, do hyjë në histori

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben ahmetaj seance plenare 28 tetor 2021 arben ahmetaj seance plenare 28 tetor 2021

Sondazh

Poll