Politike

Gjykata e Lartë çon në SPAK dosjen arkivore të Gërdecit, nis hetimi për Mediun

28 Tetor 2021, 07:47 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë çon në SPAK dosjen arkivore të

TIRANË–  Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka njoftuar sot se, ka regjistruar procedim penal ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, për çështjen e Gërdecit.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 205, datë 24.09.2021, të Gjykatës së Posaçme të Apelit, pasi ka tërhequr nga Gjykata e Lartë aktet e dosjes penale në ngarkim të z. Fatmir Mediu, ka regjistruar procedim penal për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak, në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu”, njofton SPAK.

Procedimi penal është regjistruar për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues.

Gjykata e Posaçme e Apelit, GJKKO, në datën 24 shtator 2021 ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e ‘Gërdecit’. Në vendimin e Apelit të GJKKO-së thuhej se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dosja e gerdecit fatmir mediu dosja e gerdecit fatmir mediu

Sondazh

Poll