Aktualitet

‘Prindi 1 dhe 2’ në kopshtet e Tiranës, ‘irritohen’ qytetarët: Koha e dexhallit…

28 Tetor 2021, 06:32 Nga DOSJA
‘Prindi 1 dhe 2’ në kopshtet e Tiranës,

TIRANË– Qytetarët shqiptarë janë irrituar pas zbulimit se fëmijët në kopshtet e Tiranës, në vend të fjalës ‘nëna’ dhe ‘babai’ lexojnë në një formular fjalët ‘Prindi1’ dhe ‘Prindi 2’. Këtë e bëri të ditur ditën e djeshme Pastori Akil Pano dhe lajmi bëri bujë në shumë media në vend. Dosja.al raportoi pikërisht këtë lajm i cili ngjalli shumë reagime te qytetarët shqiptarë. Qytetarët komentuan se kjo që po ndodh me termat nënë dhe baba është kthyer në tmerr për njerëzimin. Nuk mungojnë dhe komentet negative për anëtarët e grupeve LGBTI.

Disa nga KOMENTET:

-Kjo është tmerri i njerzimit

-Koha e dexhallit. I shalla na shpëton zotI

-Kohet e pederasteve politike!

-OOOOO KAFSH, NANË E BABË FËMIJA IM MË KA MUA,DHE ATË QË E KA MBAJTË 9 MUAJ, O DEGJENERAT QË PËR,,,,,FËMIJËT TUAJ,

-Drejt fundit te njerzimit……

-E ca ushqen kjo tok pika vasken qe beri visken nuk I preu koken por i preu kerthizcken

Pastori Pano i bëri thirrje ditën e djeshme Ministrisë së Arsimit, drejtorive të shkollave e institucioneve të arsimit që të tërheqin menjëherë nga qarkullimi këtë formular, që është shpërndarë nga komuniteti LGBTI, të cilët e kërkuan para pak muajsh zëvendësimin e fjalës ‘nënë’.

Kërkesa e LGBTI-së në Francë për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prindi 1” hapi një debat të madh. Në Shqipëri kërkesa shihet si një përpjekje për të deformuar familjen, ndërkohë që mbështetësit e grupit thonë se ky është një hap më tej drejt barazisë dhe trajtimit njësoj të fëmijëve të këtij grupi.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet formulari ne kopshtet e tirane zevendesimi i fjales nene formulari ne kopshtet e tirane zevendesimi i fjales nene

Sondazh

Poll