Bota

Politikania boshnjake: Palmer kishte dijeni për ndarjen e territoreve të Kosovës

27 Tetor 2021, 21:23 Nga DOSJA
Politikania boshnjake: Palmer kishte dijeni për ndarjen e territoreve

BOSNJE & HEZEGOVINË- Sabina Cudic, përfaqësuese e Partisë Tonë në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, i bëri thirrje administratës amerikane që të distancohet nga i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Bhdijaspora shkruan se Ćudić ka shpjeguar kërkesën e saj në profilin e saj në Facebook dhe ka përshkruar takimin e saj me Palmer. Ajo shkruan se Palmer kishte dijeni për planin e shkëmbimit e territoreve të Serbisë dhe Kosovës, duke shtuar se ky plan u anulua vetëm falë insistimit të opozitës së Kosovës në vitin 2019.

Shkrimi i Plotë:

Unë e takova zotin Palmer në ëashington në prill 2019, ku merrja pjesë në një panel ku isha folëse së bashku me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, pastaj një anëtar i grupit negociator të Kosovës. Biseda jonë u bë e parehatshme kur unë e pyeta atë direkt nëse ai ishte i implikuar përmes mbështetjes së tij (apo edhe autor) për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë​. Më herët atë ditë, një zyrtar i ambasadës serbe në ëashington, duke supozuar se dija më shumë sesa dija në atë kohë, më tha se ishte arritur një marrëveshje dhe se po kërkohej një moment adekuat dhe i favorshëm për administratën Trump për të paraqitur marrëveshjen si historike. Në një bisedë me zotin Palmer, na u bashkua edhe Vlora Çitaku, në atë kohë ambasadorja e Kosovës në Washington.

Duke e parë përshkallëzimin e mospajtimeve me Palmer, dhe duke i dalur në mbrojtje pa nevojë – ajo me nervozizëm më pyeti pse po ndërhyja në marrëveshjen që duhet të arrijnë Kosova dhe Serbia? Unë u përgjigja se pasojat katastrofike të një marrëveshje të tillë për Bosnje-Hercegovinën janë të padiskutueshme, por edhe për të gjithë Ballkanin. Të nesërmen unë dhe Çitaku duhej të kishim një takim të përbashkët në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Rendi i ditës u ndryshua në minutën e fundit – më njoftuan se do të duhet të largohem pas prezantimit tim para se të fillojë sesioni për Kosovën. Fjalimi im i referohej kërcënimeve të sigurisë në lidhje me vazhdimin e nënshtrimit nga forcat destruktive të krahut të djathtë në Bosnje Hercegovinë.

Plani për shkëmbimin e territorit të Serbisë dhe Kosovës u ndal nga opozita kosovare në vitin 2019 – me një angazhim të mbinatyrshëm në Bashkimin Evropian dhe Senatin Amerikan. Paraqitja e këtij lloj informacioni për një arsye nuk është një praktikë e vendosur dhe nuk është lloji i sensacionalizmit që unë mbështes. Por serioziteti i situatës me të cilën përballet Bosnja dhe Hercegovina, mendoj se kërkon angazhim dhe reagim urgjent. U bëj thirrje kolegëve të mi, qëllimi i të cilëve është stabiliteti dhe perspektiva e rajonit – të shpallin, të angazhohen dhe t’i dërgojnë një protestë administratës amerikane kundër këtij vendimmarrjeje që lidhet me BeH dhe Ballkanin.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni matthew palmer sabina cudic shkëmbimi i territoreve kosove serbi matthew palmer sabina cudic shkëmbimi i territoreve kosove serbi

Sondazh

Poll