Bota

Brazil: E ngacmoi seksualisht në autobus, s’e dinte që ajo praktikonte arte marciale

27 Tetor 2021, 18:23 Nga DOSJA
Brazil: E ngacmoi seksualisht në autobus, s’e dinte që ajo

BRAZIL – Një grua në Brazil ka tentuar të mbysë një burrë në një autobus në qytetin e Belemit, Brazil, pasi dyshohet se ai e ngacmoi seksualisht.

Sipas Daily Mail, gruaja kishte qenë duke u kthyer nga palestra në shtëpi më 20 tetor dhe kishte hipur në autobus ku dyshohet se edhe ështe ngacmuar.

Pamjet e regjistruara nga një pasagjer tjetër në autobus tregojnë gruan e cila praktikon artet marciale Muay Thai që i vendos burrit krahun në fut dhe e mban të bllokuar. Ajo shihet teksa e shtrëngon burrin rreth qafës nga pas, përpara se ta ulë ngadalë në dyshemenë e autobusit. Gruaja e goditi atë në hundë përpara se ta fiksonte duke e mbërthyer nga fyti.

Më pas i kërkoi shoferit të autobusit që të ndalonte automjetin në stacionin tjetër të policisë në mënyrë që ajo të mund të raportonte incidentin Sipas një raporti të policisë, burri dyshohet se ishte përpjekur të përfitonte nga autobusi i ngarkuar për të fërkuar organin e tij gjenital nga pas gruas. Ai madje dyshohet se ka hapur zinxhirin e pantallonave gjatë kryerjes së aktit, sipas raportit.

Policia mësohet se tashmë ka identifikuar personin në fjalë dhe është duke hetuar rastin e ngritur ndaj tij.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota arte marciale autobus ne brazil belem brazil arte marciale autobus ne brazil belem brazil

Sondazh

Poll