Bota

Del rezultati final: LDK-ja kryeson zgjedhjet lokale në Kosovë

27 Tetor 2021, 19:20 Nga DOSJA
Del rezultati final: LDK-ja kryeson zgjedhjet lokale në Kosovë

KOSOVË – Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor në Kosovë dhe rezultatet përfundimtare janë bërë publike. Është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e cila kryeson pasi doli e para për nga numri i votave( të rregullta, me kusht dhe me postë), me gjithsej 170 mijë e 177 vota.

Në vendin e dytë është renditur Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me gjithsej 167 mijë e 519 vota, kurse e treta doli Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 161 mijë e 283 vota. Gara ka qënë më e ngushtë në lidhje me votat e diasporës ku Lidhja Demokratike të Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë përplasur me njëra-tjetrën.

Komuna e Suharekës ka sjellë diferencën më të madhe mes partive ku LDK ka kryesuar bindshëm rezultatin. Kandidati i LDK’së ka marrë gjithsejtë 711 vota, kandidati i AAK-së i dyti me 307 vota, derisa kandidati i VV’së në vendin e tretë me vetëm vetëm 147 vota.

19 komuna janë shënuar fitore të partive politike që në raundin e parë, ndërsa, 19 komuna tjera shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 14 nëntor, sipas rezultateve të KQZ-së.

Në 14 nëntor do të mbahet raundi i dytë të zgjedhjeve dhe në balotazh do të jenë Gjakova (AAK-LVV), Rahoveci (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (PSD-LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitia (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK), Mamusha (KDTP-KATP), Gllogovc (PDK-DD), Kllokot (Lista Serbe-GI SNS), Istog (LDK-AAK) dhe Shtime (PDK-LVV).

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora “krahina autonome e kosovës” ldk perplase per zgjedhjet ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 “krahina autonome e kosovës” ldk perplase per zgjedhjet ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll