Bota

33 persona i dhanë fund jetës me eutanazi, nis procesi gjyqësor per Alex Schot

27 Tetor 2021, 20:25 Nga DOSJA
33 persona i dhanë fund jetës me eutanazi, nis procesi gjyqësor

HOLANDË- 33 persona kanë humbur jetën në Holandë pasi kanë blerë një lëndë narkotike, në mënyrë që t’i jepnin fund jetës pa dhimbje  . Reuters shkruan se holandezët e blenë drogën nga një ‘aktivist i së drejtës për të vdekur’, i cili ishte pjesë e një organizate.

Ndërkohë që pas zbulimit të kësaj ngjarje, autoritetet përkatëse kanë hapur një proces gjyqësor për personin që dyshohet se ka shitur drogwn, i quajtur Alex Schot. Fillimisht Schot u akuzua për vdekjen e 6 personave, por më vonë doli që numri i personave që kanë vrarë vetën duke përdorur këtë lëndë, ka shkuar në 33. Dy anëtarë të tjerë u arrestuan javën e kaluar. Njëri prej tyre, psikologu 78-vjeçar Wim van Dijk, tha se ua kishte shitur “Substancën X” mbi njëqind njerëzve.

Holanda ishte vendi i parë në botë që legalizoi eutanazinë dhe vetëvrasjen me ndihmën e mjekut në vitin 2002. Kooperativa, e cila ka promovuar “Substancën X” si një mënyrë të lirë dhe pa dhimbje për të vdekur që nga viti 2018, është një organizatë kriminale që ndihmon vetëvrasjet e asistuara të paligjshme. Eutanazia dhe vetëvrasja me ndihmën e mjekut janë të ligjshme në Holandë nën kushte shumë strikte dhe kur mbikëqyren nga profesionistë mjekësorë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota alex schot eutanazi alex schot eutanazi

Sondazh

Poll