Bota

Kërcënohet Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, forcat speciale rrethojnë shtëpinë

27 Tetor 2021, 18:55 Nga DOSJA
Kërcënohet Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, forcat speciale

KOSOVË –  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë disa kërcënime. Kjo ka bërë që mbrëmjen e sotme të forcohen masat e sigurisë për shefin e qeverisë së Kosovës.

Në mesin e këtyre masave të sigurisë është edhe dërgimi i Njësisë Speciale tek shtëpia ku banon Kryeministri. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka konfirmuar lajmin dhe është shprehur se si masë sigurie është rritur edhe niveli i sigurisë pranë Kurtit.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, thotë ai.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora kryesore albin kurti kercenohet albin kurti njesia speciale rrethon shtepine e kurtit rrethohet shtepia e albin kurtit albin kurti kercenohet albin kurti njesia speciale rrethon shtepine e kurtit rrethohet shtepia e albin kurtit

Sondazh

Poll