Bota

Të lidhur me grupin Hezbollah, Kosova ka sanksionuar 7 persona dhe 1 kompani

27 Tetor 2021, 20:13 Nga DOSJA
Të lidhur me grupin Hezbollah, Kosova ka sanksionuar 7 persona dhe 1

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj shtatë individëve dhe një kompanie të lidhur me organizatën terroriste Hezbollah. Telegrafi shkruan se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se një vendim i tillë kontribuon në partneritet me SHBA-në.

“MPJD propozon për shqyrtim sanksione ndaj shtatë individëve dhe një kompanie të lidhur me organizatën terroriste Hezbollah. Propozimi bazohet në lidhjet e tyre me organizatën terroriste dhe rolin e tyre në financimin në gadishullin arabik. Me qëllim të paqes dhe drejtës së njeriut, marrja e një vendimi do të kontribuon në partneritet me SHBA-në dhe partnerë tjerë të rëndësishëm”, deklaroi ajo

Qeveria e Kosovës me datë 23 qershor 2020 e ka shpallur si organizatë terroriste krahun politik dhe atë ushtarak të Hezbollahut. Hezbollah, grup shiit i Libanit, ka punuar me Iranin në Lindje të Mesme, prej kur është themeluar më 1982. Garda Revolucionare e Iranit, e ka themeluar këtë grup më 1982 për të përhapur Revolucionin Islamik dhe për të luftuar forcat izraelite, që kishin pushtuar Libanin po atë vit.

Hezbollah përkrah ideologjinë islamike shiite të Teheranit, dhe e konsideron liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei si udhëzues politik dhe shpirtëror. E shpallur nga Shtetet e Bashkuara dhe shtete tjera perëndimore si organizatë terroriste, Hezbollah e ka një krah të fuqishëm ushtarak, që e ka pranuar se është i armatosur dhe i financuar nga Irani.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni donika gërvalla hezbollah kosova sanksionon 7 persona donika gërvalla hezbollah kosova sanksionon 7 persona

Sondazh

Poll