Aktualitet

Kush e ka parcelën e drogës ku u vra nënkomisari Hoxha? Velmishi: S’bëj komente

27 Tetor 2021, 20:06 Nga DOSJA
Kush e ka parcelën e drogës ku u vra nënkomisari Hoxha? Velmishi:

TIRANË– Rezart Velmishi, shef i sektorit kundër narkotikëve nuk ka ditur të thotë nëse është identifikuar pronari i parcelës me kanabis në të cilën u vra efektivi Saimir Hoxha pas përballjes me të riun Aldi Rama.

I ftuar në emisionin “Në shënjestër” përballë gazetares Klodiana Lala, Velmishi tha se nuk preferon të bëjë komente, por shtoi se puna e Policisë së Shtetit nuk ka ndalur në lidhje me zbulimin dhe asgjësimin e parcelave të kanabisit.

“Nuk mund të bëj komente, nuk preferoj të bëj komente…”- tha shkurt Velmishi.

Për parcelën në fjalë ka folur edhe vetë gazetarja Klodiana Lala. Pak javë më parë, e ftuar në “Opinion”, Lala tha se parcelën e drogës në Lezhë, vend në të cilin u vra dhe efektivi Saimir Hoxha, e ka një “boss” i madh i trafikut të drogës. Lala ka refuzuar të zbulojë identitetin e “bossit”, sepse tha se nuk e ka ende te dokumentuar këtë gjë.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rezart velmishi saimir hoxha rezart velmishi saimir hoxha

Sondazh

Poll