Aktualitet

500 qytetarë në spital! Krujën e helmuan kultivuesit e kanabisit

27 Tetor 2021, 19:53 Nga DOSJA
500 qytetarë në spital! Krujën e helmuan kultivuesit e kanabisit

KRUJË– Qytetarët e Krujës mund të jenë helmuar nga kultivuesit e kanabisit në këtë zonë. Nga raportimet në media, mësohet se pista e parë ku po hetohet është ndërhyrja e kultivuesve të kanabisit në Malësinë e Krujës.

Të njëjtat burime shtojnë se kultivuesit kanë çarë tubat e ujësjellësit për të furnizuar me ujë tokat e mbjella me bimët narkotike, por kjo gjë ka bërë që uji të kontaminohet dhe banorët e përfundojnë në spital.

Uji në qytetin e Krujës ka pasur ngarkesë bakteriale të Escherichia Coli dhe Streptokokut Fekal. Ky ishte rezultati i analizave mikrobiologjike që dolën pas ekzaminimeve që u bënë nga Instituti i Shëndetit Publik. Pikërisht këto baktere janë shkaku kryesor i diarresë të përgjakshme dhe që kanë bërë që 500 qytetarë të Krujës të paraqiten në spitalin e Krujës përgjatë tre ditëve me simptoma helmimi.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen qytetaret e krujes helmohen qytetaret e krujes

Sondazh

Poll