Aktualitet

Marrja në kontroll e Sarajeve nga Bashkia, pronarët: Do ndjekim rrugën ligjore

27 Tetor 2021, 19:13 Nga DOSJA
Marrja në kontroll e Sarajeve nga Bashkia, pronarët: Do ndjekim

TIRANË- Një prej pronarëve të Sarajeve të Toptanëve është shprehur se bashkia Tiranë nuk mund t’i marrë në kontroll pa dalë vendimi i Këshillit të Ministrave. Në një pronocim për Fax Neës, ajo ka thënë se nëse bashkia ka vepruar në këtë mënyrë, ata do të ndjekin rrugën ligjore.

“Ne jemi familje finike. Bashkia nuk mund të marrë në kontroll sarajet pa dalë vendimi i Këshillit të Ministrave. Nëse e bëjnë këtë ne do të ndjekim rrugën ligjore,“tha një prej pronareve të Sarajeve.

Bashkia Tiranë ka marrë në kontroll mbrëmjen e sotme Sarajet e Toptanësve, ende pa dalë vendimi i Këshillit të Ministrave. Bashkia e ka rrethuar të gjithë zonën e sarajeve me policë, ndërkohë që pronarët kanë kërkuar VKM-në.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia tirane sarajet e toptaneve bashkia tirane sarajet e toptaneve

Sondazh

Poll