Aktualitet

Helmimi në Krujë, Rama ‘ia kalon topin’ Ujësjellësit: Qeveria bëri investimin

27 Tetor 2021, 18:01 Nga DOSJA
Helmimi në Krujë, Rama ‘ia kalon topin’

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ia kaloi përgjegjësinë ndërmarrjes së Ujësjellësit në lidhje me helmimin masiv ën Krujë që shtroi në spital më shumë se 500 qytetarë. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes me drejtuesit politikë, Rama tha se qeveria e ka bërë punën e saj, investimin. Për të tjerat, ai tha se përgjigjet Ujësjellësi.

“Nuk duhej ndërtuar ujësjellësi të ri sipas jush? Apo ka sjellë këtë problem? Të ndërtish një të ri është një gjë dhe të shikosh se uji ka shkuar nëpër shpia është një gjë dhe të shikosh parametra është një gjë tjetër. Qeveria ka bërë investimin, ndërmarrja ka detyrime të tjera. Kjo është një gjë nën hetim administrative për të kuptuar çfarë ka ndodhur. Është njësoj si të thuash që pas rindërtimit të rrugës së re është rritur numri i aksidenteve për shkak të shpejtësisë, e ka fajin rruga apo shoferi?”- tha Rama.

LAJM KRYESOR: Rama: Me PD-në diskutojmë gjithçka, për helmimin në Krujë përgjigjet Ujësjellësi

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore edi rama rama me drejtuesit 27 tetor 2021 edi rama rama me drejtuesit 27 tetor 2021

Sondazh

Poll