Aktualitet

Rama jep “OK” për Zgjedhoren: Ulemi për Vettingun, për helmimin në Krujë flet AKU

27 Tetor 2021, 15:20 Nga DOSJA
Rama jep “OK” për Zgjedhoren: Ulemi për Vettingun,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka rënë dakord për të ngritur Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, që sot e kërkoi Partia Demokratike. Mësohet se gjatë mbledhjes së zhvilluar pasditen e sotme, kryeministri Rama ka rënë dakord për ngritjen e këtij komisioni bashkë me drejtuesit e qarqeve me të cilët diskutoi lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. 

Kreu i Qeverisë gjithashtu është treguar i gatshëm që të ulet në tryezë me kryedemokratin Lulzim Basha për të diskutuar në lidhje me propozimin e Partisë Demokratike për Vettingun e politikanëve dhe për gjithçka tjetër. Në një deklaratë për mediat pas dy orësh mbledhje me drejtuesit e qarqeve, kreu i qeverisë u shpreh se asgjë nuk bëhet përmes mikrofonave por në tavolinë. Ai shtoi se ende nuk është njohur zyrtarisht me propozimin e PD-së në lidhje me Vettingun e politikanëve, por që do ta shqyrtonte për të parë nëse brenda kishte argumenta bindës, ndryshe nga ai i tre viteve më parë.

Për helmimin e 500 qytetarëve në Krujë, Rama fajësoi Ujësjellësin. Ai tha se qeveria ka bërë investimin për të ndërtuar një ujesjëllës të ri që e inaguroi gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit, por kontrolli dhe mbërritja e ujit në çdo banesë në mënyrë të kontrolluar, është përgjegjësi e ndërmarrjes përkatëse.

I pyetur nëse do të paraqitej në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prilli, që është ngritur me kërkesë të Opozitës, Rama tha se ende nuk ka marrë asnjë kërkesë por që do të shkojë pa asnjë problem. Rikthimin e Berishës në krye të Partisë Demokratike, kryesocialisti e konsideroi një katandisje të partisë në humor të zi e material për parodi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rama pranon propozimin e Partisë Demokratike: Të ngrihet Komisioni për Zgjedhoren

Berisha në krye të PD-së, Rama: Po katandisen në humor të zi

Helmimi në Krujë, Rama ‘ia kalon topin’ Ujësjellësit: Qeveria bëri investimin

A do dëshmojë në Komsionin e 25 prillit, Rama: Pa asnjë problem! PD humbi zgjedhjet

Vettingu në politikë, Rama: Gati për tu ulur në tryezë, me PD diskutojmë gjithçka

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama rama me drejtuesit 27 tetor 2021 edi rama rama me drejtuesit 27 tetor 2021

Sondazh

Poll