Aktualitet

SKANDALI/ Fjalët ‘nënë’ e ‘baba’ zëvendësohen me ‘prindi 1’ e ‘prindi 2’

27 Tetor 2021, 18:07 Nga DOSJA
SKANDALI/ Fjalët ‘nënë’ e ‘baba’

TIRANË– Pastori Akil Pano ka postuar një formular që plotësohet nga fëmijët në kopshtet e Tiranës dhe në vend të fjalës ‘nëna’ e ‘babai’ është shënuar ‘Prindi 1’ e ‘Prindi 2’. Në një postom në Facebook, Pano shkruan se kjo gjë është bërë pa dijeninë e prindërve dhe se është në shkelje të plotë të ligjit. Pastori iu bën thirrje Ministrisë së Arsimit, drejtorive të shkollave e institucioneve të arsimit të tërheqin menjëherë nga qarkullimi këtë formular, që është shpërndarë nga komuniteti LGBTI, të cilët e kërkuan para pak muajsh zëvendësimin e fjalës ‘nënë’.

Denoncimi: Ky formular është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve, sapo ma dërguan. Në shkelje të plotë të ligjit mbi kodin e familjes emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2.

Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ky lloj imponimi është dhunë dhe është diktatura e minorancës mbi shumicën.  I bëj thirrje:  Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor, të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, i cili është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të shqiptarëve.

Kërkesa e LGBTI-së në Francë për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prindi 1” hapi një debat të madh. Në Shqipëri kërkesa shihet si një përpjekje për të deformuar familjen, ndërkohë që mbështetësit e grupit thonë se ky është një hap më tej drejt barazisë dhe trajtimit njësoj të fëmijëve të këtij grupi.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet akil pano formulari ne kopshtet e tirane zevendesimi i fjales nene akil pano formulari ne kopshtet e tirane zevendesimi i fjales nene

Sondazh

Poll