Aktualitet

Vettingu në politikë, Rama: Gati për tu ulur në tryezë, me PD diskutojmë gjithçka

27 Tetor 2021, 17:53 Nga DOSJA
Vettingu në politikë, Rama: Gati për tu ulur në tryezë,

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot para gazetarëve se është i gatshëm të ulet në bisedime me Partinë Demokratike në lidhje me çështjen e Vettingut në politikë. I pyetur jashtë ambienteve të selisë rozë, ku zhvilloi një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama tha se propozimi i PD është i ndryshuar tashmë nga propozimi i 3 viteve më parë.

Pyetje: Më 2018 rrëzuat vettingun politik, çfarë ka ndryshuar që keni ndërruar mendje?

Rama: E para, nuk ma keni lexuar mendjen. Nuk kam shprehur opinion të drejtpërdrejtë, për të respektuar një parim, që e kemi vendosur vetë që në fillim, që ne jemi të hapur të diskutojmë çdo gjë. Do të ulemi me vullnet të mirë për çdo gjë që opozita do të diskutojë. Më 2018 ka pasur një propozim, që është konsideruar jo bindës. Nuk dimë gjë për propozimin e ri. Janë tre vite, në tre vite gjërat evoluojnë, argumentet po. Nëse ka argumente bindës, ne do bëjmë më të mirën.

Seriozitet mbi parimin se jemi gati të diskutojmë çdo gjë, fillon nga këtu. Nëse që në fillim ne themi fjalën e fundit në dialog, atëherë s’ka tryezë. Do të ulemi në tryezë, do të japim gjithë disponimin për të dëgjuar, do dëgjojmë, do themi ato që mendojmë, do marrim mendimet e ekspertëve tanë të fushës dhe do arrijmë në konkluzione në mënyrë sa më civile. E kam thënë që cilësia e demokracisë, e bashkëjetesës, nuk varet nga sa shpesh biem dakord, por nga mënyra se si nuk biem dakord. Mund të mos biesh dakord duke gjuajtur me gurë, por edhe duke argumentuar normalisht. Ne duam këtë të dytën.

Pyetje: A do të kërkohet Opinioni i Venecias?

Rama: Nuk kam asnjë opinion sot për sot. Mendimin personal nuk jam i gatshëm ta ndaj publikisht. Mund të mos na bindë në pamje të parë një gjë për të cilën nuk dimë gjithçka, ulemi, diskutojmë, dëgjojmë argumentet, i ballafaqojmë. Në rast se shohim interes për publikun, për vendin, nuk ka rëndësi nga vjen propozimi. S’kam opinion sepse serioziteti mbi parimin që jemi gati të diskutojmë, qëndron nga këtu. Nuk e themi dot fjalën e fundit se nuk bëhet dialogu në televizion me mikrofonët para. Do ulemi në tryezë, do dëgjojmë, do themi ato që mendojmë do të marrim mendimet e ekspertëve, të fushës dhe do të arrijmë në konkluzione.

(f.m.f.g/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama vettingu ne politike edi rama vettingu ne politike

Sondazh

Poll