Bota

Bilanci i Covid në Kosovë, 1 humbje jete dhe 22 raste në 24 orët e fundit

27 Tetor 2021, 13:20 Nga DOSJA
Bilanci i Covid në Kosovë, 1 humbje jete dhe 22 raste në 24

KOSOVË– Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është shënuar një viktimë nga Covid-19.

Sipas njoftimit te Ministrisë së Shëndetësisë janë raportuar dhe 22 raste të reja infektimi.

Ndërkohë janë shëruar 20 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.2

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës.

Deri më sot 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.095 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.276.

Në total numri i rasteve aktive është 428.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove ministria e shëndetësisë në kosovë koronavirusi ne kosove ministria e shëndetësisë në kosovë

Sondazh

Poll