Bota

Dëshmia e gazetarit, Berisha: 6 vjeç ika nga lufta, kalova mbi trupa të vdekur

27 Tetor 2021, 11:21 Nga DOSJA
Dëshmia e gazetarit, Berisha: 6 vjeç ika nga lufta, kalova mbi trupa

HAGË– Gazetari Halil Berisha. është duke vijuar me dëshminë e tij në gjyqin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Gjatë dëshmisë së tij, ai kujtoi një episod gjatë Luftës së Kosovën kur ka qenë vetëm 6 vjeç dhe tregoi se si forcat serbe e kishin larguar me forcë atë dhe familjen e tij nga shtëpia.

Ai kujtoi se si kishin kaluar mbi trupa të vdekur dhe si ishin detyruar që të kërkonin strehim në Shqipëri, pa bukë e pa ujë.

Unë ndoshta jam i ri në moshë, por edhe unë e kam përjetuar luftën. Kam qenë gjashtë vjeçar në kohën e luftës kur gjatë asaj kohe kur unë bashkë me familjen time dhe me qytetarët e tjerë jemi larguar me forcë nga banesa, nga shtëpia jonë. Jemi larguar me forcë dhe jemi detyruar që të largohemi për në Shqipëri. Kjo çfarë po them unë është më e lehta se çfarë mund të thonë tjerët. Unë si një 6-vjeçar jam detyru me ecë drejt kufirit pa bukë, pa ujë dhe forcat serbe kanë vendosur edhe trupa të vdekur në rrugë dhe si një fëmijë 6-vjeçar është dashur që të kalojë mbi ta”, ka thënë ai.

Lajmi kryesor/ Vazhdon sot dëgjimi i gazetarit në gjyqin ndaj Gucatit dhe Haradinajt

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora gjyqi ndaj ovl halil berisha deshmon ne hage hysni gucati nasim haradinaj gjyqi ndaj ovl halil berisha deshmon ne hage hysni gucati nasim haradinaj

Sondazh

Poll